Aksi Mançester – Madrid nuk është zbehur ende dhe Cristiano Ronaldo ka një shans të fundit për t’u larguar nga United.

Anglezët janë në kërkim të një sulmuesi, pas startit katastrofik të sezonit dhe në “tavolinë” ka shumë emra, por në orët e fundit ka pasur zhvillime interesante.

Matheus Cunha, sulmuesi i Atletico Madrid është objektivi real i Manchester United dhe madrilenët kërkojnë 50 milionë euro.

Një shumë e cila mund të zvogëlohet, pasi “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të ofrojnë edhe portugezin, Ronaldo.

Kështu, Manchester do të transferonte brazilianin 23-vjeçar dhe gjithashtu, do të merrte fund “makthi” i Cristianos, i cili kërkon me patjetër një skuadër që luan në Champions dhe tani pritet vetëm përgjigja e Atletico-s.

Artikulli paraprakOrari i ndeshjeve të Superligës për xhiron e dytë
Artikulli tjetërTen Hag vazhdon ndëshkimin, i heq ditën e pushimit skuadrës dhe i detyron të vrapojnë 13 km çdo ditë