Milan është kualifikuar që pas ndeshjes së parë ndaj Shkëndisë së Tetovës në Europa League, pas fitores së thellë 6:0.
Ishte një entuziazëm i madh tek futbollistët e Shkëndisë së Tetovës, para duelit të parë me gjigantin italian dhe evropian Milan, por rosonerët me gjysmë force treguan se janë shumë më përpara se skuadra shqiptare, dhe me shumë lehtësi shënuan fitore bindëse (1-0 në sete), shkruan Korneri.net.
Milan shënoi në të dyja pjesët nga tre gola, për ta prit ndeshjen e kthimit në Shkup me qetësinë maksimale. Sulmuesi i rid he i talentuar portugez, Andre Silva shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse një tjetër e realizoi edhe Ricardo Montolivo.
Edhe në pjesën e Milan luajti me ritëm të njëjtë, edhe pse Shkëndija në 20 minutat e para të frakcionit të dytë luajti mirë, por jo edhe mjaftueshëm.
Fabio Borini shënoi golin e parë poashtu zyrtarë për Milanos, ndërsa pas tij shënoi Luca Antonelli dhje sërish Ricardo Montolivo për rezultatin final. /Korneri.net