Mbrojtësi uruguajan, Martin Caceres, me shumë sukses ka kryer ekzaminimet mjekësore, por akoma ka dallime deri te zyrtarizimi i tij si futbollist i Milanit, pasi akoma nuk ka marrëveshje sa i përket pagës së tij në gjashtë muajt e ardhshëm te skuadra e re.

Sipas mediave italiane, Milan është duke i ofruar 300 mijë euro Caceres, mirëpo ai është duke kërkuar 500 mijë euro, kështu që zgjidhja definitive e kësaj situate ka ngelur te vlera prej 200 mijë eurove që ndanë palët deri të marrëveshja përfundimtare.

Artikulli paraprakReal Madrid, AS: Sergio Ramos 500!
Artikulli tjetërDerby d’Italia ka filluar qysh sot, por jo në fushën e blertë…