Milani e ka filluar punën shumë më herët se klubet e tjera për merkaton e ardhshme verore. Me Reina dhe Strinic që mund të quhen blerje të sigurta (që të dy vijnë në parametra zero), dyshja Mirabelli-Fassone kërkon të sigurojë që tani një mesfushor të fortë. Objektivi është Kevin Strootman. Holandezi ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 45 milionë eurosh, e vlefshme edhe për Italinë. Mediat italiane raportojnë se Milani ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

A do të mbetet “përjetësisht” te Roma apo do të marrë trenin e fundit për të provuar një eksperiencë të re profesionale. Kevin Strootman, 28 vjeç dhe me një kontratat deri në 2022-n me verdhekuqtë, po mendon seriozisht për të ardhmen dhe në qershor mund të largohet nga kryeqyteti. Klauzola prej 45 milionë eurosh “e mbron”: Roma do të arkëtonte një sasi të madhe parash dhe lojtari nuk do të etiketohej si “tradhtar”.

Ja që pista drejt Milanit është krejtësisht e hapur. Gjithsesi, Strootman nuk është i vetmi objektiv i Mirabelli-t: edhe Andrè Gomes i Barcelona-s u pëlqen kuqezinjve dhe në parametra zero mund të vijë edhe koreani i Swansea, Ki.

Artikulli paraprakMë në fund shfaqet Andre Silva, Milan ska të ndalur në Serie A
Artikulli tjetërNdeshje e bukur, por pa fitues, buzëqeshin Juventus dhe Milan