18-herë kampioni italian Milan është duke bërë gati listën e transferimeve për merkaton e verës, ku në këtë listë janë futur futbollistë te të gjitha reparteve.

Sipas mediave italiane, Milan po mendon që ta transferojë mbrojtësin nga Danimarka, Simon Kjaer i cili aktivizohet në Superligën e Turqisë për skuadrën e Fenerbahces.

Gjithashtu bëhet e ditur se kartoni i Kjaer kushton 12 mln euro, shumë e cila pa problem do të paguhej nga Milan pas zyrtarizimit të pronarëve kinez.

Artikulli paraprakSuperliga: Mysafirët mbizotëruan javën e 24-të
Artikulli tjetërSkandali i basteve në Spanjë, rrëfehet portieri shqiptar: Dyshonim …