Të gjithë duan Balde Keita. Sulmuesi i Lazio-s është një nga më të kërkuar nga ekipet e mëdha të Serie A. Për lojtarin interesohen Juventus, Inter dhe Milan. Kuqezinjtë janë ata që kanë bërë ofertën më të lartë: 30 milionë euro. Edhe zikaltrit e kanë seriozisht. Por Juventus mbetet ekipi favorit për ta fituar garën, pasi Marotta, drejtuesi i bardhezinjve, ka një marrëveshje verbale me senegalezin. Situata mund të zgjidhet pas Superkupës së Italisë.

Oferta e parë e Juventus (15 milionë euro) është refuzuar nga presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, por pas Superkupës që do të zhvillojet pikërisht mes Juventus dhe bardhekaltërve situata mund të ndryshojë në favor të kampionëve të Italisë. Në atë pikë, në fakt, Lotito do të duhet të zgjedhë nëse do ta shesë sulmuesin apo do ta mbajë atë me rrezikun për ta parë të largohet vitin e ardhshëm me kosto zero.

Artikulli paraprak“DARDANËT” TË PARËT QË U PAJISËN ME BILETA PËR NDESHJEN KOSOVË – MAQEDONI
Artikulli tjetërZyrtare: Ajeti huazohet te Crotone