Milan ka dalë hapur, do të provojë gjithçka për të marrë Andrea Belotti-n. Pas refuzimit të marrë nga Borussia Dortmund për Pierre Eemerick Aubameyang dhe me Alvaro Morata që është transferuar te Chelsea, kuqezinjtë do të nisin një sulm të ri për “Gjelin” e Torinos.

Distanca mes dy klubeve është e madhe. Kuqezinjtë e vlerësojnë lojtarin rreth 60 milionë euro dhe për këtë arsye i ka ofruar Torino-s 40 milionë euro plus kartonët e Gabriel Paletta dge M’Baye Niang, lojtarë që pëlqehen shumë nga trajneri Sinisa Mihajlovic. Tani, milanezët duan të përmirësojnë këtë ofertë, por pa kaluar murin e 50 milionë eurove.

24 orët e ardhshme mund të jenë shumë të rëndësishme për operacionin. Në fakt, është parashikuar një takim mes sulmuesit italian dhe Torino-s, me Belotti-n që do të theksojë dëshirën e tij për të shkuar te kuqezinjtë. Nëse presidenti Cairo nuk do të heqë dorë nga kërkesa e 90 milionë eurove, atëherë kuqezinjtë do të përqendroheshin te Nikola Kalinis, sulmues që pëlqehet shumë nga trajneri Montella.

Artikulli paraprakAlvaro Morata dhe mallkimi i numrit 9 të “La Fabrica”
Artikulli tjetërVIDEO HIGHLIGHTS: Ky është super përforcimi i FC Prishtinës