Nuk po ndalen së punuari për lojtarë të rinj dhe të talentuar.

Milan pasi kreu punë me mbrojtësin e jashtëzakonshëm Pierre Kalulu dhe atë me parametër zero nga Lyon, me ç’rast ka bërë “termet” në klubin francez, zyrtarët e lartë të gjigantit italian po punojnë të sjellin në skuadër sulmuesin 20-vjeçar ganez, Mohammed Kudus, përcjell Korneri.net

Kudus i cili luan te skuadra norvegjeze Nordsjælland, ka kontratë deri më 30 qershor 2021, dhe sipas medieve italiane, Milan po e sjell në Milanello diçka më shumë se 7 milionë euro, që është shifër e vogël për një talent të së ardhmes, sepse bëhet fjalë për futbollist shumë perspektiv dhe të fuqishëm, i shpejtë dhe shumë i gjindshëm në zonat kundërshtare. /Korneri.net

Artikulli paraprakMertens bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Napolit
Artikulli tjetërSkuadrat gjilanase kërkojnë fitore, derbi luhet në Mitrovicë