Milan duket shumë i zënë me përforcime.

Në fakt, Maldini dhe Massara, janë duke punuar çdo ditë për t’i sjell trajnerit Pioli disa elemente të reja në skuadër gjatë këtij afati kalimtar dimëror, dhe me shumë gjasë do të duhet të intervenohet në secilin repart të fushës, përcjell Korneri.net

Sa i përket mesfushorit, këtu gjërat janë të qarta, pasi anëtari i Torinos, 26-vjeçari i fuqishëm Soualiho Meïté, pritet që brenda 24 orëve të ardhshme të arrijë në Milano për vizitat mjekësore.

Sa i përket fazës së sulmit, dyshja e rossonerëve po diskutojnë dhe janë afër të finalizojnë transferimin e Mario Mandzukic, i cili do të duhet të jetë zëvendësuesi i Ibrahimovic, por lojtar që do të luaj vetëm për gjashtë muaj.

Krejt në fund, ditën e premte Milan do të merr vendimin final për mbrojtësin e ri. Ata pop resin përgjigjen nga mjekët e klubit Starsbourg, por edhe mjekëve të Milanos që kanë udhëtuar në Francë, për të kuptuar definitivisht natyrën e lëndimit të mbrojtësit fantastik, Mohamed Simakan, i cili ka pësuar lëndim ditë më parë.

Në rast se lëndimi nuk është shumë serioz dhe dhe kthimi i tij do të ishte i munduur për pak javë, Milan do ta mbyll marrëveshjen, kurse në të kundërtën do të sjell në Milanello mbrojtësin e Chelsea,  Fikayo Tomori, të cilin Milan veç e ka bllokuar duke pritur lajmet nga Franca. /Korneri.net

Artikulli paraprakLaporta gjithnjë e më afër Barcelonës, tregon për herë të parë rreth ofertës bombastike të Interit për Messin
Artikulli tjetërBarça e bindur se do t’i sjell dy holandezët e famshëm falas!