Ndeshja e parë e Sinisa Mihajlovic në sezonin e ri të Serie A, në stolin e Torinos, do të jetë kundër Milanit, në “San Siro”.

“Nëse unë jam ende i zemëruar në lidhje me shkarkimin tim nga Milani? Kurrë nuk ka qenë zemërim, ndoshta zhgënjim dhe hidhërim po. Unë nuk kam asnjë mëri,”- tha trajneri serb në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”. Mihajlovic ka përfunduar kohën e tij në Milano me një ecuri jo shumë pozitive si trajner: 13 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje në total.

Artikulli paraprakAs te Inter as te Barcelona, “Gabigol” në Premier League?
Artikulli tjetërKy është programi i Van Praag për zgjedhjet në UEFA