Miami Heat vazhdon dominimin në Konferencën e Lindjes. Këtë herë mposhti Chicago Bulls të vendit të dytë me rezultat 112-99. Tyler Herro dhe Gabe Vincent realizuan nga 20 pikë, kurse Jimmy Butler dhe Bam Adebay nga 15. Te Miami realizuan pothuajse të gjithë basketbollistët, ndërsa në krahun tjetër Zach Lavine (22 pikë), DeMar DeRozan (18 pikë) dhe Nikola Vucevic (14 pikë) nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks mposhtën bindshëm 130-106 Charlotte Hornets. Giannis Antetokounmpo ishte lideri i skuadrës së tij, me 26 pikë, 16 kërcime dhe 6 asistime , ndërkohë që kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Jrue Holiday (21 pikë, 8 asistimee, 6 kërcime) dhe Bobby Portis (20 pikë, 10 kërcime), sikurse edhe Khris Middleton me 19 pikë.

Cleveland Cavaliers e kanë pësuar humbje 122-127 nga Minnesota Timberwolves, që bëri një lojë të mirë në grup dhe 6 lojtarë të tyre realizuan mbi 10 pikë. D’Angelo Russell spikati me 25 pikë, ndërsa Anthony Edwards, Karl-Anthony Towns dhe Jaden McDaniels shënuan nga 17 pikë.

Toronto Raptors ka mposhtur 133-97 Brooklyn Nets dhe ai që shkëlqeu në këtë duel ishte Scottie Barnes me 28 pikë e 16 kërcime. në Konferencë e Perëndimit vazhdon me një ecuri të mirë Memphis Grizzlies, që fitoi 118-105 kundër San Antonio Spurs. Ja Morant ishte fenomenal, me 52 pikë të realizuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here