Njoftimi zyrtar i sulmuesit Mevlan Zeka.

Përshëndetje miq, shokë,dhe futboll dashës.Duke parë që gjithmonë më uroni dhe më përkrahni,unë ndiej respekt ndaj jush, dhe dua të ju informoj se që nga data 1 gusht nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik Feronikeli.
I falenderoj bashklojtarët me te cilët kaluam në shumë sfida së bashku dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme ,I falenderoj tifozat Tigrat e Zi, Trajnerët, Ndihmës trajnerët, Kryesin, Presidentin Naser Ramaj ,Ekonomët, Qytetaret e Drenasit Poashtu Kryetarin e Komunes Ramiz Lladrovci si dhe gjithë dashamirët e klubit .

Jam shumë i lumtur që me KF Feronikelin fituam gjithçka çka fitohet në futbollin Kosovar. Të gjithë titujt e mundshëm,gjithashtu duke hyrë në historinë e klubit,dhe në garat evropiane në Champions League dhe Europa League,me paraqitje të shkelqyshme si personalisht ashtu edhe kolektivisht . Ju deshiroj shëndet dhe suksese në të ardhmen gjithë pjestarëve te Kf Feronikelit.
Me respekt, Mevlan Zeka!

Artikulli paraprakFind A Bride – What Is It?
Artikulli tjetërPSG e fitoi edhe një trofe