Ka dal në shesh informacioni i cili nuk do t’iu përlqejë aspak tifozëve të Barcelonës, pasi lionel Messi verën e kaluar kishte kërkuar të transferohet.
Atë kohë lojtari më i mirë në botë u kishte thënë zyrtarëve të klubit se dëshiron të vazhdojë karrierën te Manchester City, por deri te ai transferim botëror nuk erdhi, shkruan Korneri.net.
Vera e kaluar ka qenë shumë e vështirë për Lionell Messi i cili me Argjentinën e humbi finalen e Copa America nga Kili, ndërsa ishte i akuzuar për fshejhje të tatimit. Për të gjitha këto ai kishte ndarë mendjen që të largohet nga Barcelona.
Pasi zyrtarëve të klubit u kishte bërë me dije se po largohet, menjëherë presidenti Josep Bartomeu dhe nënkryetari Jordi Mastreo udhëtuan në Miami në mënyrë që të takohen me babain e Messit, Joege të cilin u deshtën ta bindin.
Pasi bisedimet e para nuk kaluan pozitivisht, ishte takimi i dytë mes tyre i cili zgjati tri orë dhe vërehej një dritë e vogël në fund të tunellit.
Mirëpo, në bisedime u kuq sulmuesi uruguaijan Luis Suarez, i cili i organizoi dy mbrëmje të bukura pas së cilës Messi vendosi që të mbetet në Camp Nou. /Korneri.net