Pas shumë kritikave, shkrimeve negative për të sa herë që luan për përfaqësuesen e Argjentinës, largimi nga ty pastaj rikthimi aspak pozitiv, i humburi përballë Brazilit, të gjitha këto ranë në ujë pas paraqitjes që kishte kundër Kolumbisë në ndeshjen e radhës kualfikuese për në botërorin Rusia 2018.

Argjentina shënoi fitore ndaj Kolumbisë 3:0, në mbrëmjen e cila ishte e futbollistit më të mirë në botë. Messi shënoi golin e parë fenomenal nga gjuajtja e lirë, pastaj ishte asistues id y golave të radhës të cilat i realizuan Lucas Pratto dhe Angel Di Maria.

Me këto tri pikë Argjentina është e pesta në grup me 19 pikë, por vetëm 3 pikë më pak se Ekuadori dhe Kili që shkojnë direkt në botëror.

 

 

Artikulli paraprakSpanja bën diçka tepër artistike pas barazimit me Anglinë [VIDEO]
Artikulli tjetërBrazili nuk njeh kundërshtar (Video)