Tifozët e Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë. Dëmtimi që pësoi Lionel Messi në sfidën kualifikuese për Botërorin Rusi 2018 mes Argjentinës dhe Uruguay-it nuk është serioz. Në këtë mënyrë Messi rrezikon të humbasë vetëm ndeshjen e fundjavës së ardhshme ndaj Alavesit pasi shumë shpejtë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit të Barcës Luis Enrique. 5-herë fituesi i Topit të Artë ka disa probleme me pubalgjinë, por riaftësimi i tij pritet të jetë i shpejtë.

Ishte vetë Messi me një postim në rrjetet sociale ai që siguroi tifozët e Barcelonës se nuk ka asgjë serioze, me yllin argjentinas që falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve. Mundësitë ekzistojnë që Messi të jetë i gatshëm që për ndeshjen e rradhës ndaj Deportivo Alaves-it, megjithatë trajneri i Barcës Luis Enrique nuk ka ndërmend ta rrezikojë 29-vjecarin dhe sipas të gjitha gjasave Leo do të ulet në stol në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të La Ligas. Messi i cili ishte përcaktues me golin e tij në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Uruguay-it, u largua përpara kohe nga grumbullimi i kombëtares albiceleste duke humbur kështu ndeshjen ndaj Venezuelës.

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakDe Biasi: Nuk ishte e vështirë të motivoheshin lojtarët
Artikulli tjetërStudimi mbi transferimet, Higuain e Pogba u mbivlerësuan