Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për shumë gjëra në një intervistë të gjatë për Marca, pas pranimit të Këpucës së Artë (të premten), e katërta në karrierë, që barazoi Cristiano Ronaldon.

Messi foli edhe për favoritët e Kupës së Botës që në vitin 2018 do të mbahet në Rusi dhe emri i parë që i vjen në mendje argjentinasit është Gjermania, kampionia aktuale në këtë garë.

“Cilat Kombëtare do të jenë rivalet e Argjentinës për Botëror? Gjermania është një ndër favoritët për Kupën e Botës, si gjithmonë”, u shpreh fillimisht Messi.

“Ka edhe përfaqësuese tjera që janë kandidate[për titull si; Brazil, Spanja apo Franca. Ato kanë treguar se janë të forta dhe kanë siguruar Botërorin pa shumë probleme”, shtoi Messi./Korneri.net.

Artikulli paraprakTë gjithë duan qëndrimin e tij, por ai akoma nuk ka vendosur
Artikulli tjetërReal Madrid të gatshme ofertën për Alexis Sanchez