Lione Messit iu dorëzua këtë të premte trofeu i Këpucës së Artë, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë në karrierë si golashënuesi më i mirë në Europë. Argjentinasi, sezonin e kaluar realizoi 37 gola në La Liga, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e ka fituar katër herë këtë trofe individual. Pas dy futbollistëve më të mirë të kampionatit spanjoll, nga dy herë e kanë fituar Këpucën e Artë emra të tillë si Muller, Eusebio, Georgescu, Fernando Gomes, McCoist, Jardel, Henry, Forlán dhe Luis Suárez. Pasi e mori këtë çmim, Messi deklaroi:

“Jam përmirësuar shumë në lojën time, duke i shtuar gjëra të reja reprtorit tim.”

/Supersport.al

Artikulli paraprakCuadrado pëson lëndim, nuk luan ndaj…
Artikulli tjetërKaka “bekon” yllin portugez: Shkon larg