Barcelona dëshiron me çdo kusht qëndrimin e Lionel Messit  deri në fund të karrierës edhe pse për këtë gjë nuk ka pasur dyshime te katalunait. Ai që e deklaroi këtë është vetë presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu, ndërkohë që priten bisedimet me babain e futbollistit për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2018. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, synimi i drejtuesve të Barcelonës është të përgatisin një kontratë për argjentinasin që parashikon një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon, shifër kjo shumë më e lartë nga ajo që 29-vjeçari përfiton me kontratën aktuale, 20 milionë euro në sezon dhe që e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

Ajo që të bën përshtypje është se shifra prej 35 milionësh që Barcelona kërkon t’i ofrojë Messit është e njëjtë me atë që përfiton Neymar me kontratën e tij të re me klubin katalanas. Kjo do të thotë se kampionët e Spanjës do të nxjerrin nga arkat e tyre vetëm për Messin e Neymarin plot 140 milionë euro bruto, ndërkohë që arkëtimet e klubit kapin shifrën e 695 milionë eurove.

 

 

Artikulli paraprakSpalletti merr lajm të mirë
Artikulli tjetërFC Gjilani: “Nuk do të ketë largime, kush tha kështu”