Trishtimi i Lionel Messit nuk është kaluar lehtë nga mediat më të mëdha ndërkombëtare. Pavarësisht se shënoi dy gola në përballjen e fundjavës kundër Leganes, argjentinasi vendosi të protestojë kundër zgjedhjeve taktike dhe formacionit të hartuar nga Luis Enrique.

Mediat spanjolle po përflasin që në fund të sezonit Luis Enrique do t’i japë lamtumirë Barcelonës pasi së fundmi ai ka krijuar polemika me lojtarët e tij.

Mediat iberike kanë mësuar që Lionel Messi i ka vendosur një kusht drejtuesve të Barcelonës: “Largimin e Enriques në fund të sezonit, ose në të kundërt Messi i jep lamtumirë një herë dhe përgjithmonë skuadrës katalanase”.

“>Kujtojmë që tekniku spanjoll është shumë pranë një sezoni të dështuar pasi është prag eliminimit nga Champions League dhe dështimi në La Liga.

Artikulli paraprak“Yjet” që nuk shkëlqyen te Barcelona! Klasin e tyre e treguan te klubet tjera….
Artikulli tjetërPërfaqësuesja e Kosovës nis përgatitjet