Lionel Messi flet për mediat pas një periudhe të gjatë. Zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona sa vinë e shtohen por vetë argjentinasi mund të bëjë prapakthehu dhe mund të ndodhë që presidenti i ri ta bindë të qëndrojë në Camp Nou edhe pas verës së ardhshme, kur i përfundon kontrata aktuale me Barçën. Në intervistën e tij Messi nuk foli për të ardhmen por komentoi të tashmen dhe situatën në të cilët ndodhet aktualisht klubi blaugrana.

“Kam kaluar një verë të tmerrshme, por e kam marrë veten. Edhe fillimi i sezonit ishte i vështirë, por tani ndihem mirë. Kam një dëshirë të madhe për të luftuar për realizimin e objektivave të klubit. E ndjej që Barcelona po kalon një moment të vështirë. Gjithçka që rrethon klubin është bërë e vështirë, por unë s’e kam humbur entuziazmin aspak“, deklaron Leo Messi.

/Supersport.al

Artikulli paraprakTjetër çmim individual për Ronaldon, shpallet “Golden Foot 2020”!
Artikulli tjetër“Prandelli është një person me shumë zemër, kemi kaluar momente të bukura me Italinë”, flet Pirlo: Kujdes nga Fiorentina pasi…