Nuk do të jetë edhe aq lehtë për Barcelonën që ta mbajë një futbollist si Lionel Messi, apo më saktë ta paguaj aq sa kërkon dhe meriton lojtari më i mirë në planetë. Edhe pse është një klub me financa të shëndosha, Barcelona duket se ka probleme me vazhdimin e kontratës së argjentinasit, e cila i skadon në vitin 2018.

Messi fiton plot 48 milionë euro të pastra në sezon dhe kjo është një shifër që thyen të gjitha rregullat e “fair play”-t financiar të vendosur nga UEFA. Përfitimi sezonal që merr Messi kalon 65% të limitit të lejuar dhe në këto kushte katalanasit duhet të gjejnë një zgjidhje alternative.

Shumë klube, si Manchester City apo PSG, janë gati të zbrazin xhepat e tyre për shërbimin e Messit, por Barcelona është e qartë që nuk ka ndërmend të privohet nga shitja e argjentinasit, por ndërkohë me shumë gjasa një tjetër yll i skuadrës mund të sakrifikohet në verën e ardhshme.

Artikulli paraprakLivoreka ishte vendimtarë në fitoren e Feronikelit
Artikulli tjetërLakers të fortë sivjet, mposhti edhe Golden State