Superderbi botëror i zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” i ka takuar Barcelonës me rezultat 2:3, falë argjentinasit Lionel Messi, i cili tregoi edhe njëherë që është futbollisti më i madh që ka njohur njerzimi ndonjëherë.
Golat e Messi (dy herë) dhe Rakitic “anuluan” golat e Casemiro dhe Rodriguez, teksa Real luajti me dhjetë futbollistë në 10 minutat e fundit, pas kartonit të kuq të marrë nga Sergio Ramos.
Barcelona ka 75 pikë dhe pesë ndeshje për të luajtur deri në fund, ndërsa Real ka 75 pikë dhe gjashtë ndeshje për të luajtur.