Lionel Messi e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës rreth kontratës së re. Kjo së paku është shkruar dhe thënë nga e përditshmja madriliene “AS”, përcjell Korneri.net.
Kontrata argjentinasit i skadon në vitin 2018, ndërsa atij ia janë dukur pak 30-35 milionë euro në vit, duke kërkuar edhe më shumë nga klubi ku u rrit dhe po vazhdon të shkëlqej.
Por, thuhet se presidentit Bartomeu nuk po i bëhet vonë sepse është shumë i sigurtë se ditëve të ardhshme do t gjejë gjuhë të përbashkët me lojtarin, por ka zëra se edhe kjo ofertë e Barcelonës e destabilizon buxhetin e klubit, dhe ka shumë skeptik në këtë drejtim andaj frika tek tifozët e Barcelonës është evidente. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Mbreti” James po e dërgon skuadrën e tij drejtë finales, Spurs e fitojnë të dytën ndaj Rockets
Artikulli tjetërLajm befasues nga Gjermania: Ylli i Leverkusen refuzon Bayernin dhe Liverpoolin….