Barcelona mposhti Elchen në kampionat me rezultatin 3-0, ku dy nga golat e ndeshjes, u shënuan nga Leo Messi.

Argjentinasi ka shtangur portierin kundërshtar Edgar Badia, në fundin e ndeshjes, ku pas një diskutimi të shkurtër në fushë, i ka kërkuar fanellën.

Portieri hutohet për një moment, por pastaj menjëherë e heq dhe ia jep me kënaqësi. Ky moment është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, teksa menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në rrjetet sociale.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here