Ndeshja Vëllaznimi – Gjilani, ka mësuar edhe skuadrën e fundit të këtij edicioni që do të luajë në barazh krahas Flamurtarit, Vushtrrisë e Ferizajt. Vëllaznimi pas barazimit ndaj gjilanasëve kompleton skuadrat që do kërkojnë elitën përmes barazhit.
Skuadra e Agim Canës, do të duelojë ndaj Ferizajt, me gjasë të ejtën, për kohën e lokacionin, pritet të njoftojë së shpejti FFK.
Ndërkohë në Drenas të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi, Flamurtari do të ndeshet me Vushtrinë.