Një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për pak javë, e ka privuar Barcelonën nga lojtari më i mirë i saj në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Borussia M.Gladbach në Ligën e Kampioëve.  Sulmuesi argjentinas ka një tërheqje muskulore dhe të mërkurën në mbrëmje nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luis Enrique.

Por, nuk është ky është një lajm shumë i keq për tifozët katalunas pasi Barcelona ka ditur të fitojë ndeshje të rëndësishme edhe pa ndihmën e argjentinasit. Statistikat tregojnë se pa Messi në lojë,  blaugranët kanë përqindje më të lartë fitoresh.

Në 98 ndeshje të Ligës së kampioneve me Messin në ekip, Barcelona ka fituat 60 përballje, ka barazuar 23 dhe ka humbur 15. Ndërkohë, kur ai ka qenë jashtë, Barcelona  ka fituar 22 nga 34 ndeshje. Edhe në pikëpamjen e përqindjes dhe të golave, Barcelona është më lart pa Messin. Ata  kanë  shënuar më shumë pa Messin në fushë, krahasuar me numrin e ndeshjeve. 2.2 gola çdo përballje kanë ofruar katalanasit si mesatare krahasuar me 1.8 kur argjentinasi ka qenë protagonist.

Artikulli paraprakPo diskutohet për Mata
Artikulli tjetërPSG, Aurier dënohet me dy muaj burg. Do të apelojë