Ka edhe lojtarë të tillë që nuk duan të luajnë te Man.United.

Ditët e fundit, mediat angleze kanë shkruar shumë për interesimin e Manchester United për Declan Rice te West Ham, por duket se nuk ka asgjë nga marrëveshja. Rice njihet si një “hit”  mesfushor në  Premier League dhe nuk ka asnjë klub në kampionat që nuk dëshiron ta sjellë atë, përcjell Korneri.net

Mirror raporton sot se Rice u ka konfirmuar menaxherëve të tij se ai nuk është i interesuar për një transferim në United sepse ai është i lumtur në Londër. Nga të gjitha klubet e mëdha angleze ai do të preferonte të transferohej te Chelsea. /Korneri.net

Artikulli paraprakPochettino e do Pogban
Artikulli tjetërA Spotlight On Realistic College Admission Essay Writing Service Products