Pershendetje!
Mbasi para disa diteve informova presidentin e F.SH.F-se sic edhe tranjerin e kombetares, dua te ju vej ne dijeni per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.

Nuk e kisha te lehte per te vendosur. Pasi nje kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqiperise si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te
Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.

Deshira ime personale do ishte qe nje dite te
kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.
Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat „Kuq e Zi“.

Artikulli paraprakLajm i fundit/ Pas Rashicës, zyrtarizohet largimi i dytë nga Shqipëria drejt Kosovës
Artikulli tjetërMaldini shpreh hapur dëshpërimin: Ky Milan është në situatë kaotike