Në rrjetin social Facebook, kryetari i KB Peja, Art Gashi ka dhënë një mesazh për të gjithë, dhe mund ta lexoni se çfarë ka shkruar pasi është i gatshëm ta lirojë postin e tij.

“Në vazhdimësi jam duke pranuar mesazha dhe pyetje rreth Klubit dhe u ndjeva i obliguar që të saqrohem:

Gjatë gjithë verës kam bërë thirrje që të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të marrin udhëheqjen në KB Peja janë të hapur dhe unë jam i gatshëm të dorëzoj postin e kryetarit të klubit.

Mbaj mend se kur kam nisur diten time të parë si Kryetar Klubi, palestra nuk kishte rrymë dhe në sterviteshim me dritën e llampave dhe me vetëm disa lojtarë të ri.

Me shumë punë e sakrifica KB Peja arriti të fitoj titullin, Kupën e Superkupën. Për herë të parë në histori morrem pjesë në gara ndërkombëtare ku arritëm të paraqitemi në mënyrë mjaft të mirë.

Sot KB PEJA është ndër ekipet sportive ma të organizuara në Kosovë dhe pjesëmarrës në Supërligën e Kosovës, Kupën e Kosovës, Balkan League dhe për herë të parë në historin e saj, FIBA EuropaCup.

Dhe ky fakt më bën krenar duke ditur se kam japur shumë për këtë klub duke sakrifikuar shumë në familje dhe punë.
Duke ditur se për të ardhur deri në këtë pikë është punuar shumë dhe duke ditur faktin sa garat po na afrohen, unë do pres deri në fund të javës për një kandidat i cili do ishte i interesuar të udhëhiqte klubin.

Nëse nuk do ketë interesim, atëherë nga e hëna do vazhdoj punën time si Kryetar i Klubit së bashku me të gjithë bashkpuntorët e afërt duke mos u ndal dhe duke luftuar deri në fund për të arritur qellimet tona, e të cilat janë: Titulli i Supërliges, Kupa e Kosovës dhe Titulli i Balkan Leagues.

Dashuria për Klubin më ka sjellë në Klub në kohën më të vështirë dhe në moshë te re, dhe dashuria për Klubin më mban edhe sot”.

FORCA PEJA! #ZemraRrehMeTy

Artikulli paraprakEurogol në Prizren nga Endrit Krasniqi [VIDEO]
Artikulli tjetërFiorentina godet dy herë