Mbyllja e sezonit futbollistik 2016-2017 në Itali rezultoi e suksesshme për Dries Mertens, i cili ndonëse nuk fitoi “Këpucën e Artë”, u rendit i pari përsa i përket golave të shënuar për ndeshje.

Belgu i Napolit realizoi 28 gola, vetëm 1 më pak se boshnjaku Edin Dzeko i Romës, por sipas statistikave sulmuesi i napoletanëve ka patur mesataren më të lartë të realizimeve.

Mertens ka patur një mesatare prej 0.8 goalsh për ndeshje dhe një realizim çdo 91 minuta.

Sipas përllogaritjeve gola për minutë, në vend të dytë renditet golashënuesi më i mirë i sezonit, Dzeko, me mesatare 0.78 golash për ndeshje.

Artikulli paraprakTë martën në mëngjes vizitat mjekësore
Artikulli tjetërWolfsburg mbetet në Bundesliga