Dries Mertens është golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit.
Me golin e shënuar në gjysmëfinalen e dytë të Coppa Italia kundër Interit, belgu i shkëputet legjendës tjetër Marek Hamsik, duke shkuar në 122 gola me fanellën e klubit napolitan, përcjell Korneri.net
Sllovaku për më shumë se një dekadë sa luajti te Napoli pati shënuar 121 gola, ndërsa Diego Armando Maradona tashmë renditet në vendin e tretë në 115.
“Ciro the legend” festohet nga Napoli, i cili së shpejti do të rinovojë kontratën e tij. Numri 14-të i Napolit dukej se ishte shumë afër transferimit te Interi dhe atë me parameter zero, dhe në vend të kësaj ai vendosi të qëndrojë aty ku u bë legjendë. /Korneri.net