Agjenti i Martin Braithwaite ka konfirmuar se sulmuesi danez do të luajë për Barcelonan gjithashtu sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i cili nuk është se pati shumë vëmendje te Barcelona edicionin e kaluar, gjithsesi ka qenë mjaftë stabil dhe i mirë në Euro 2020, andaj agjenti i tij dhe klubi blaugran janë dakorduar që lojtari të mbetet në Camp Nou, përcjell Korneri.net

“Ai luan në klubin më të madh në botë dhe që nga dita e parë ai tejkaloi pritjet e vendosura para tij. Ai është i lumtur, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropian, statistikat ishin mahnitëse dhe ai do të vazhdojë në Barcelonë ”, tha Hasan Cetinkaya. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here