Në karrierëi ka fituar të gjitha garat ku ai mori pjesë, gjithsej 34 trofe.

Asnjë futbollistë spanjoll nuk ka fituar më shumë se ai. Me Barcelonën i ka fituar 8 titujë kampioni, 6 Kupa të Spanjës, 7 Superkupa, 4 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa evropiane dhe 3 Kupa të botës për klube, përcjell Korneri.net

Me përfaqësuesen e Spanjës ishtë dy herë kampion i Evropës, kurse në vitin 2010 e fitoi edhe Kupën e botës, pikërisht me golin e tij vendimtarë në vazhdimin e dytë ndaj Holandës.
Ky është Andres Iniesta, i cili i ka fituar të gjitha trofetë përveç një “Topin e Artë”.
Por, në atë nuk ka garuar, sepse aty kanë vendosur njerëzit tjerë.

Pas eliminimit nga Roma në Ligëne Kampionëve, Inista paralajmëroi largimin definitive nga Barcelona. Shumë ishte biseduar se ai do të përfundoj në Kinë, por Cardena Ser e ka zbuluar vendin se ku ai do të luaj në vazhdim.
Do të jetë njëri prej klubeve më të mëdha në Azi, jo në Kinë, mirëpo në Japoni.
Atje do t’i bashkohet skuadrës Vissel Kobe, ku luan edhe legjenda gjermane Lukas Podolski, kurse tërë këtë transferim do ta kryej njeriu i parë i Rakuten, sponzorit kryesor të Barcelonës.
Sipas lajmeve të fundit Iniesta atje do t’i fitoj nga 25 milionë euro në vit. /Korneri.net

Artikulli paraprakIsh-talenti i Manchesterit, sot ka “humbur”, por ja sherri që bën në Serinë B
Artikulli tjetërNisin bisedimet, Morata dëshiron rikthimin te Juventus