Drejtori sportiv i Romës, Monchi pasi bëri disa lëvizje gjatë muajit të kaluar duke shit disa prej lojtarëve që sipas tij nuk kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe prej të cilëve ka përfituar jashtëzakonisht shumë, nga ana tjetër bëri edhe lëvizje (prurje të reja), mirëpo ka vendos për diçka të madhe, shkruan Korneri.net.

Sipas tij mbrojtësi grek Kostas Manolas nuk do të largohet nga Roma, ndërsa përfundimisht u ka mbyll dyert klubeve të interesuara për mesfushorin e jashtëzakonshëm belg Ragja Nainggolan për të cilin interesim kanë shfaq gjysma e skuadrave evropiane.
“Kapitulli ka përfunduar këtu. Kemi shitir disa futbollistë dhe tash mendojmë vetëm për ta përforcuar skuadrën. Nainggolan do të mbetet te Roma, këtu ska dyshime” tha Monchi për mediat italiane. /Korneri.net

Artikulli paraprakReali afër zyrtarizimit të talentit të madh spanjoll
Artikulli tjetërBoban tash nuk ka çfarë të thot: Milan sjell në San Siro golashënuesin e lindur