Gjithçka është vendosur tashmë për të ardhmen e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, pasi media italiane “Corriere dello Sport” ka shkruar se Sarri ka takuar ditën e djeshme presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis për të përcaktuar një zgjidhje përfundimtare.
Ndërkohë, Sarri ka thënë se gjërat shkuan shumë mirë, teksa ka nënshkruar kontratën me Napolin deri në vitin 2021. Gjithashtu, 59-vjeçari ishte një nga objektivat kryesor në kampionatin anglez për të marrë drejtimin e klubit të Chelsea për të qenë zëvendësuesi numër një i Antonio Conte.
Pikërisht edhe ditën e djeshme, agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj bëri me dije se shkodrani do të qëndrojë në shtëpinë napolitane me ose pa Sarri-n.