Merkatoja e Milanit duket se nuk ka përfunduar, të paktën sipas raportimeve të mediave sportive italiane.

Këtë të diel, kuq e zinjtë zbresin në fushë përballë Cagliari-t në ndeshjen e para në “San Siro” për Serinë A dhe e bën nën sytë e presidentit Li Yonghong, i cili ka fluturuar për në Itali.

Li Yonghong thuhet se të lejojë krijimin e një buxheti shtesë te Milani, që me gjasë mund të përdoret për blerjen e një mesfushori që mund të alternohet me blerjen e kësaj vere: Keisse.

Emrat

Sipas “Corriere dello sport”, në krye të listës është mesfushori i Barcelonës, Rafinha.

Por një tjetër emër i pëlqyer nga Milani është edhe ai i talentit portugez Renato Sanches, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Bayern Munich, por për të marrë shërbimet e tij duhet të përballet edhe me konkurrencën e Liverpool.

Artikulli paraprakMontella fton Biglia dhe Kalinic
Artikulli tjetërChelsea-Everton, zbulohen formacionet zyrtare