Mbi 100 milionë euro të investuara në një verë të vetme. Por, dita e djeshme ishte për të dhënë një ide të qartë të asaj që mund të jetë ” “volume di fuoco”” e Suning (kompania kineze, që zotëron mazhorancën e aksioneve zikaltër).

Në mesin e Joao Mario dhe Gabigol, duke numëruar bonuset, ndahen 70 milionë euro. Dhe fakti se të dy zbarkuan në Milano, në të njëjtën kohë me Zhang Jindong, nuk ishte asgjë, pra rastësi, transmeton “T.A”.

Me sa duket, nuk ishte vullneti për të paraqitur një dhuratë, në fakt dy herë, natyrisht duke pritur për të përcaktuar detajet e fundit të të dyve për kontratat. Është e vërtetë se, në përgjithësi, Juventusi ka shpenzuar më shumë, por në sajë të Pogba ka fituar edhe shumë dhe, me kalimin e menjëhershëm të

Zaza te West Ham do të jetë pothuajse në ekuilibër (hyrje-dalje). Gjithashtu, ka investuar shumë Roma, por humbjet e mëdha kanë filluar me Pjanic. Ndërsa Napoli, i cili ka bërë disa afrime, është me bollëk pozitiv.

Brenda qershor 2017 – Suning duket se ka vendosur të “zgjohet”. Në ditët e fundit, në fakt, dukej pothuajse e pamundur për ta përshtatur marrëveshjen e Joao Mario mes poleve të “Financial Fair-Play”.

Të gjithë ishin skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje me Sporting, ndërsa pritej që të dorëzohej Brozovic. Kroati është në merkato dhe vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme në lidhje me ofertat e ardhshme, por zyrtarisht, në “Corso Vittorio Emanuele”, asgjë nuk erdhi.

Me pak fjalë, shitja e tij ende mund të ndodhë, por nuk përjashtohet që kroati të mbetet tek Interi. Megjithatë, mbetet e detyrueshme për ta rritur faturën.

Në horizont ka tashmë sponsorizime të reja dhe thelbësore, me mundësi të depërtimit fuqishëm në tregun kinez, duke shfrytëzuar kanalet e Suning. Por, do të jetë e nevojshme që Interi të kthehet nga shpenzimet me një sërë shitjesh gjatë merkatos së janarit, ose më 30 qershor 2017.

Artikulli paraprakU afrua me bujë te anglezët, trajneri italian duket pesimist
Artikulli tjetërDy italian në La Liga