Skuadrat nga elita e futbollit kosovar kanë filluar të përforcojnë radhët e tyre, ku edhe sot sikurse ditëve të kaluara pati levizje të futbollistëve, por spekulime për ndërrim të ambientit nga furbollistët e njohur të futbollit kosovar.
E nisim këtë raport me trajnerin Ismet Munishi, i cili me gjasa të mëdha do të emërohet trajner i Vëllaznimit të Gjakovës, pas dënimit disamujorë por mos zhvillim të aktivitetit si trajner.
Lajm që bëri bujë gjatë ditës, padyshim ishte zyrtarizimi i FC Prishtinës të dyshës së Besës së Pejës Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj.
Gjatë gjithë javës ishte folur për një largim të mundshëm Berat Hyseni, dhe “divorci” ndodhi sot gjatë ditës, pasi palët nuk arritën marrëveshje për bashkëpunim./Korneri.net.