Skuadrat e kampionatit italian janë rikthyer aktive në këtë afat kalimtar duke shpenzuar në total 705 milionë euro.

Pa dyshim është ‘Zonja e Vjetër’ skuadra që ka shpenzuar më shumë në Serie A ndërsa pas saj vijnë Inter, Roma dhe Napoli, shkruan ‘Goal’.

Torinezët kanë harxhuar 162 milionë euro për blerjet e tyre, ndërsa Gonzalo Higuain është blerë për një shumë rekord prej 90 milionë eurosh.

Ja sa hargjuan top-5 skuadrat italiane:

Juventus – 162 milionë euro
Inter – 113 milionë euro
Roma – 98 milionë euro
Napoli – 73.5 milionë euro
Milan – 26 milionë euro

Artikulli paraprakStjepanovic “kërcënon”: Rezultat ndaj Shqipërisë
Artikulli tjetërBasha: Ndaj Maqedonisë ta nisim me fitore