Mentor Mazrekaj sipas të gjitha gjasave nuk do të vazhdojë me Prishtinën. Lojtari prej muajsh nuk paraqitet për klubin nga kryeqyteti, ndonëse e shqetëson një lëndim i vogël, i cili nuk e pengon të luajë edhe futboll të vogël.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com merr vesh se ai është kontaktuar nga Feronikeli dhe nuk përjashtohet mundësia që Mazrekaj në edicionin e ri të bashkohet me ish-trajnerin te Partizani, Sulejman Starova.

Feronikeli është duke punuar shumë në kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, teksa deri më tash ka konfirmuar dy transfere, Lapidar Lladrovcin dhe Përparim Islamin të Trepçës ’89.

Artikulli paraprakEkskluzive: Liria – Korenica, ka zhvillime të reja
Artikulli tjetërZyrtare: Fshesa e Llapit në akcion largohet edhe ky futbollist