Një ditë pasi u prezantua si trajner i Olympiakosit, trajneri shqiptar Besnik Hasi ka shprehur hapur ambiciet e tij për të përforcuar skuadrën.

Jeremy Mathieu dhe Cristian Tello nuk janë pjesë e planeve të trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde, ndërsa e përditshmja katalanase “Sport” raporton se dy lojtarët në fjalë janë në radarin e Olympiakosit.

Tello ka zhvilluar takime me përfaqësues të Olympiakosit por ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare.

Ndërsa Mathieu gjithashtu kërkohet edhe nga Sporting Gijon./Korneri.net.

Artikulli paraprakE thonë mediat italiane: Etrit Berisha te gjiganti nga Serie A
Artikulli tjetërZyrtare: Bunjaki merrë lajmin më të mirë të mundshëm