Largohet Edgardo Bauza, vjen Jorge Sampaoli në krye të përfaqësueses së Argjentinës, dhe efketet u panë menjëherë. Trajneri aktual i Sevillas që para dy ditësh u shpall edhe zyrtarisht njeriu i parë i “gauqosëve”, ka ftuar në skuadër sulmuesin e Interit dhe kapitenin, Mauro Icardi, sulmuesin e krahut të Atalantas Alejandro “Papu” Gomez dhe mesfushorin e Romës Leonardo Paredes, shkruan Korneri.net.
Asnjëri prej këtyre futbollistëve nuk ishin të ftuar më herët sa ishte në krye Bauza, dhe çfarë është interesante të theksohet, mediat në Argjentinë janë të lumtur që pikërisht këta të tre tashmë do të jenë brenda përfaqësueses.

Kjo është lista komplete e futbollistë të ftuar nga Sampaoli:
Sergio Romero – Manchester United F.C. (Anglia)
Nahuel Gúzman – Tigres U.A.N.L. (Meksika)
Gerónimo Rulli – Real Sociedad de Fútbol (Spanja)

Nicolás Otamendi – Manchester City F.C. (Anglia)
Javier Mascherano – F.C. Barcelona (Spanja)
Emanuel Mammana – Lione (Franca)
Gabriel Mercado – Sevilla F.C. (Spanja)

Eduardo Salvio – Benfica (Portugalia)
Lucas Biglia – SS Lazio (Italia)
Guido Rodríguez – Club Tijuana Xoloitzcuintles de Caliente (Meksika)
Leandro Paredes – As Roma (Italia)
Éver Banega – F.C. Internazionale (Italia)
Manuel Lanzini – West Ham United F.C. (Anglia)

Ángel Di María – París Saint-Germain F.C. (Franca)
Alejandro Gómez – Atalanta B.C. (Italia)
Joaquín Correa – Sevilla F. C.(Spanja)
Paulo Dybala – Juventus F.C. (Italia)
Mauro Icardi – F.C. Internazionale (Italia)
Gonzalo Higuaín – Juventus F.C. (Italia)
Lionel Messi – .C. Barcelona (Spanja)

Artikulli paraprakCavs demoluan Bostonin në ndeshjen e dytë
Artikulli tjetërBie edhe Reali: Finalja në Euroleague pa skuadrën më të shtrenjtë dhe më të mirë në pjesën e rregullt