Gjatë muajve të verës u përfol shumë për një largim të Leon Goretzkas nga Bayern Munich me mesfushorin që kishte vendosur të mos rinovonte kontratën në skadencë me kampionët e Gjermanisë. Por në pak kohë gjërat kanë ndryshuar me futbollistin e përfaqësueses gjermane që duket se ka ndryshuar mendje.

Bisedimet mes dy palëve janë në rugën e duhur dhe kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Bisedimet po ecin shumë mirë. Unë jam i qetë. Ai është një lojtar më aftësi të veçanta në qendër të fushës,” përfundon Salihamidzic.

Kujtojmë që kontrata aktuale e lojtarit përfundon në qershor 2022 dhe qëllimi i gjermanëve është ta zgjasin qëndrimin e tij në Munich deri në vitin 2026.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here