Trajneri Abelardo Fernandez dhe ekipi i La Liga-s Sporting Gijon janë ndarë me një marrëveshje të ndërsjellë pas një ecurie të tmerrshme në kampionat me klubin që ndodhet në vend të 18-të të renditjes me shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Me tre vite e gjysmë të mbetura në kontratën e tij, Abelardo pritej të përfitonte 4 milionë euro si kompensim, por ai ka refuzuar shumën ngushëlluese. Për arsye besnikërie ndaj klubit. “Unë qaj për këta njerëz, për këtë klub dhe tifozë, të cilët i dua aq shumë,” shprehet Abelardo.

“Si një tifoz i Sporting, megjithëse kisha një kontratë deri në 2020, nuk mund të pranoja shumën e kompensimit për shkak se i dua këto ngjyra. Kam bërë të njëjtën gjë te klubet e tjera që kam trajnuar, dhe nuk mund të ndryshoj tani. Nuk e kam problem të refuzoj paratë. Ka gjëra më të rëndësishme, mbi të gjitha besnikëria ndaj klubit.”

Abelardo, i cili luajti te Gijon për pesë vite, u bë trajneri i ekipit në 2014 duke e drejtuar klubin drejt La Liga-s në 2015. Tashmë raportohet madje se ai ka ofruar të ndihmojë klubin megjithëse nuk është më trajner. Kjo është besnikëri./Telesport/.

Artikulli paraprakSenegal ii pari çerekfinalist në Kupën e Afrikës
Artikulli tjetërMilan e ka seriozisht për Aubameyang: Ja plani i kinezëve për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmund