Sipas raporteve të mediave franceze dhe angleze, mesfushori fantastik brazlian i Liverpool, Philippe Coutinho, ka refuzuar mundësinë e transferimit tek Paris Saint-Germain në janar, shkruan “Korneri.net”.

Bëhet e ditur poashtu se menaxheri i Coutinho është takuar me drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique, në Londër, për të biseduar lidhur me një kalim të mundshëm, por ylli i Liverpool vazhdon të jetë i interesuar të kalojë tek Barcelona, ndaj është gati të presë deri verës për t’u transferuar në Camp Nou./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajm befasues në mediat italiane: ‘Puma’ e transferon te Milani yllin gjerman
Artikulli tjetërNapoli – Sassuolo, numër rekord i biletave të shitura…