Agjenti i njohur me origjinë shqiptare, Fali Ramadani është gati të blejë një klub futbolli.

Sipas mediave serbe, menaxheri i njohur i lojtarëve të futbollit është pranë blerjes së klubit të Macva Sabac. Këtë operacion nuk do t’a menaxhojë vetë agjenti i njohur por ka lënë kolegët e tij në menaxhimin e kësaj situate.

Fali Ramadani ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak se në Spanjë pretendohet se ka kryer evazion fiskal që arrihet deri në 100 milionë euro për transferimet e lojtarëve të Crvena Zvezda dhe Partizanit të Beogradit.

Sa i përket klubit të tij të ri, Macva Sabac, ajo renditet e parafundit në Superligën serbe të futbollit dhe kohët e fundit ajo mbeti pa trajnerin Dragan Aniçiç pasi situata financiare nuk duket tejet e këndshme në këtë klub.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here