Emri i Neymar Juniorit është lidhur shpesh me Real Madridin. Sidoqoftë, braziliani, për një arsye apo një tjetër, nuk e ka veshur kurrë fanellën e skuadrës mbretërore. Tani, një nga menaxherët e tij më të besuar të besuar, Wagner Ribeiro, zbulon disa biseda me presidentin Florentino Pérez për “Fox Sports.

“Unë kam qenë disa herë në Madrid sepse qëllimi i Florentino Pérezit ishte blerja e Neymarit. Vitin e kaluar, në maj, unë isha me të në zyrën e tij. Ai më tha se kishte një ëndërr të nënshkruante me Neymarin”, – pranoi përfaqësuesi i brazilianit. Ai gjithashtu pohoi se klubi “merengues” e humbi shansin sezonin e kaluar.

Për nënshkrimin e tij të mundshëm me Barcelonën, ​​Ribeiro deklaroi: “Mendoj se Neymar do të qëndrojë në PSG sepse merkatoja ka ndryshuar. Bota ekonomike e futbollit do të ndryshojë pas këtij pushimi nga Koronavirusi.”

/Supersport.al

Artikulli paraprakPep Guardiola është i gatshëm të sfidojë PSG për mesfushorin defanziv të Milanit
Artikulli tjetërInter është pajtuar me largimin e Lautaros, zëvendësuesi i tij një golashënues i lindur