Përkundër formës jo të mirë që treguan në rifillimin e stinorit të rregullt në NBA, Memphis Grizzlies e kanë siguruar një vend në “play in”-in e sivjetmë.

Me fitoren ndaj Milwaukee Bucks mbrëmë me rezultat të konsiderueshëm, 119-106, Grizzlies siguruan një vend në të ashtuquajturin “play in” ku do të ndeshen me Portland Trail Blazers, për të siguruar një vend në “play off”. Në fitoren kruciale të Grizzlies, kontribuesit kryesorë ishin, Brooks me 31 pikë e Valanciunas me 26 sosh.

Tek Bucks të cilët do hynë në “play off” si lider u dalluan, Lopez me 19 pikë e Mason me 18 sosh. /AsistiOnline.com

Artikulli paraprak8/8, por s’arrijnë “Play Off”-in
Artikulli tjetërJashtë “Play Off”-it, për herë të parë që nga stinori 1996-97