Basketbollistët e Memphis e shfrytëzuan parketin e tyre për ta mposhtur pas vazhdimeve San Antonion 110:108, dhe në këtë mënyrë ta barazojë rezultat 2:2 në seri.
Gjatë këtij edicioni Spurs asnjëherë nuk ka fituar në Memphis, dhe kështu të ndodh edhe këtë herë u përkujdesën Mike Conley dhe Marc Gasol. I pari shënoi 35 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime, dhe me pikët e tij vendimtare të pjesës së rregullt të ndeshjes, dërgoi përballjen në vazhdime, kurse spanjolli shënoi pikët e fitores duke përmbledh ndeshjen me 16 pikë e 12 kërcime. Vince Carter i shtoi 13 pikë, kurse Zach Randolph 12 pikë e 11 kërcime.
Nga ana tjetër Kawhi Leonard ishte më efikasi te skuadra e tij dhe në tërë ndeshjen me 43 pikë, që regjistroi rekord të tij personal. Tony Parker i shtoi 22 pikë e 5 asistime,kurse LaMarcus Aldridge 13 pikë. Edhe San Antonio në këtë vit nuk ka humbur në shtëpi nga Memphis aty ku mendon që ta vazhdoj në ndeshjen e pestë e cila në program është në natën në mes të martes dhe të mërkurës.

Washington që në dy ndeshjet e para pa asnjë problem shënoi fitore përballë Atlanta Hawks pasi që në pjesën e parë krijonte epërsi të paarritshme deri në 25 pikë dallim, në duelin e tretë hasi në rezistencë të madhe dhe e humbi me rezultat 116:98, dhe tash rezultati në seri ngushtohet në 2:1.Paul Millsap ishte figura kryesore e Atlanta me 29 pikë e 14 kërcime, Dennis Schroder i shtoi 27, kurse Taurean Prince 16 pikë. Nga ana tjetër Wizards ishte udhëhequr nga John Wall me 29 pikë e 7 asistime, Brandon Jennings shënoi 13 pikë, kurse Bradley Beal 12.
Ndeshja e katërt zhvillohet në mes të hënës dhe të martes.

Nënkampioni Golden State shënoi edhe fitoren e tretë ndaj Portland 119:113, dhe është vetëm një fitore larg depërtimit tutje pasi seria ka shkruar në 3:0.
Loja ishte shumë e fortë dhe dramatike, derisa Warriors këtë herë luajtën fillimisht pa trajnerin e parë Steven Kerr i cili nuk ishte prezent shkaku i sëmundjës, dhe pa lojtarin ndër kryesorët Kevin Durant.
Blazers kishte 17 pikë epërsi, por në periudhën e fundit ata hynë me vetëm një pikë dallim 88:87.
Stephen Curry ishte më efikasi te fituesit me 34 pikë, Klay Thampson 24, Andre Iguadala 16, dhe në fund JaVale McGee 14 pikë të shënuara.
Te humbësit u veçuan C.J McCollum me 32 pikë dhe Damian Lillard me 31.

Toronto Raptors në udhëtim shënoi fitore 87:76 Milwaukee Bucks, dhe në këtë mënyrë barazohet seria në 2:2. Edhe pse Bucks kishte mundësi të mirë që në shtëpi të fitonte dhe ta afronte edhe më shumë vetën për vazhdimin e garave, ishte një mbrëmje jo e mirë në gjuajtje sepse përqindja ishte shumë e ulët, e posaqërisht me yllin kryesor të skuadrës Giannis Antetokounmpo i cili shënoi vetëm 14 pikë e 9 kërcime, derisa ai gjuajti 31.6% (6/19). Tony Snell me 19 pikë ishte më efikasi te Bukcs.
Toronto fitoren e siguroi fal formës së mirë të DeMar DeRozan i cili shënoi 33 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, derisa Kyle Lowry i shtoi 18 pikë.
Toronto luan në shtëpi ndeshjen e pestë në mes të hënës dhe të martes./Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe Neymar udhëtoi me skuadër në Madrid!
Artikulli tjetërIcardi i mërzitur pas humbjes: S’kam ç’farë të ju them tifozëve, ata nuk i duan këto rezultate…