Nga Turqia vijnë lajme se portieri i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, do të jetë transferimi më i ri i skuadrës së superligës turke Gaziantepspor.

Sipas raportimit të mediave turke, drejtuesit e Gaziantepspor janë informuar se Partizani kërkon minimalisht 200 mijë euro për kartonin e kapitenit të tyre.

Mungesa e një portieri cilësor ka bërë që turqit të hedhin sytë nga “gardiani” i Partizanit, i cili ra në sy me paraqitjet e tij këtë sezon në eleminatoret e Champions League.

Hoxha është zgjedhja e parë për Gaziantepspor, dhe në rast të mosarritjes së një marrëveshje, më pas do të shqyrtohen mundësitë e tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here